Soros dhe elita e korruptuar prokomuniste

Nga Redin HAFIZI

Ne vitin 1990 nisi nje epoke e re per shume kombe ne Europe, per shume qeverri ne Bote dhe per shume individe qe merren me shfrytezimin e shpreses se qytetareve per te rritur fitimet personale. Pas vitit 1990 eshte fakt se Bota u be me e lire dhe mendimi shkaterroi mure duke fluturuar shume larg. Ne kushtet e lirise rreziku me i madh eshte perversiteti politik qe shpesh perfaqesohet nga teoriciene fallco te lirise se mendimit. Ne te vertete keta nuk jane gje tjeter vec individe qe kerkojne te terheqin vemendje permes ketij perversiteti ne funksion te fitimit dhe rritjes se kapitalit. Shpesh ne bursat financiare keta quhen manipulatore financiare, nderkohe qe ne Shqip ne i quajme thjesht mashtrues. Nje nder keta dhe me i famshmi eshte George Soros qe nuk habit fare qe ne Shqiperi ka Erion Veliajn si djalin e tij per shpirt.

Soros e pa shkaterrimin e murit te Berlinit si nje mundesi per te fryre portofolin e tij. Ishte ai qe me ftese te Ambasadorit Talbot morri pjese ne programet ekonomike te Rusise post komuniste. Edhe pse me pas qeverrite Ruse u armiqesuan me Soros, praktikat e tij per nje sistem kapitalist oligarkik te kontrolluar nga shteti dhe anasjelltas vazhdon sot ne Rusine putiniane. Soros gjithnje ka qene i kujdesshem qe te perkedhele anetaret e nomenklatures se vjeter, pasi ai ngre sisteme politike te bazuara tek interesi, ose ne Shqip tek tarafi. Vetem keta individe qe kishin fuqi financiare pasi i kishin grabitur parate e qytetareve deri sa sistemi u shkaterrua, kerkonin mbeshtetje morale nga perendimi. Ata ishin te pasur, por te mundur dhe Soros nuk mund ta linte qe t’i shpetonte nje kapital i tille.

Qe kur hapi degen e tij ne Shqiperi, Soros nisi te ngrinte mjegullen e urrejtjes ndaj kujtdo qe kishte marre pjese, apo kishte udhehequr revolucionin antikomunist te dhjetor-shkurt ne Shqiperi. Madje ai nuk kurseu parate as per te infiltruarit e sigurimit te shtetit ne radhet e ketij revolucioni. Deri ne nje fare niveli ai arriti te infiltronte individe te tille edhe ne PD. Keta do te ishin kali i Trojes permanent brenda partise qe rrezoi komunizmin. Soros nuk i duron dot simbolet, pasi keto krijojne tradite dhe tradita krijon stabilitet. Ne nje shoqeri te qendrueshme nuk ka fitim per manipulatore si Soros, por ka fitim vetem per sistemin ne mbrojtje te qytetarit. Pra Soros nuk ishte i interesuar per stabilitet dhe permes te kuqve ish komuniste ka mbajtur PD nen presionin e zhberjes dhe PS nen presionin e reformimit.

Soros pas vitit 1990 financoi gati 500 OJQ ne Shqiperi dhe te gjitha keto i reklamonte ne miqte e tij si forca kryesore e mendimit. Ne krye te ketyre OJQ-ve ishin anetare direkt te nomenklatures komuniste, ose femije apo familjare te krereve te regjimit. Me kete armate te komunisteve te reformuar Soros nisi luften per shkaterrimin e PD dhe shnderrimin e partise se Enver Hoxhes ne nje parti socialiste. Emri ishte thjesht fasade, pasi Soros beson tek socializmi Vetem ne nje pike ku flitet per kontrollin e turmave edhe nese kjo do te kerkoje kercenimin e urise apo edhe dhunen.

Ne kushtet kur brenda PD perdorte pseudointelektualet dhe spiunet e ish agjentures komuniste dhe PS e kishte kthyer ne nje parti te bijve te regjimit komunist, pra nje parti te vertete neokomuniste, Soros kishte aftesine te kontrollonte kukullat e teatrit politik Shqiptar. Ne keto kushte, njerez te financuar nga Soros hodhen teza qe tentojne te kthehen ne programe politike qe ne thelb nuk kane asgje ideologjike apo programore. Tendenca e Soros eshte te financoje fluturake qe sic vijne edhe duhet te ikin. Te tille individe nisen me teza si poli i trete, ndryshimi, te rinjte ne politike. Te gjitha tentonin qe paralel me perpjekjet per shkaterrimin e partive tradicionale, te mundesonte nje baze financiare te qendrueshme per forca te reja politike si fasade te cilat ne te vertete do te ktheheshin ne celula PR per biznesin e vertete te Soros dhe korruptimin e politikes.

Nderkohe brenda partive tradicionale Soros nisi idene e bashkepunimit, pra korruptimin e nje elite politike mbi njerezit dhe kunder njerezve te thjeshte. Permes kesaj elite Soros kerkon qe te kontrolloj 100% Shqiperine qe per hir te vertetes e kontrollon ne shumice permes ndihmes se partise se bijve te regjimit dhe tradhetareve te Shqiptareve brenda PD. Keto plane i prishi Berisha, nje lider qe kishte kohe qe targetohej nga makina shpifese e Soros qe ne vitet e para pas 1990 sidomos permes raporteve te 500 OJQ-ve. Per te arritur goditjen finale ne shkaterrimin e PD Soros arriti te perdore edhe DASH per interesat e veta, nderkohe qe perpjekja rezultoi ne nje deshtim te turpshem, pasi mbeshtetesit e Soros brenda PD nuk llogaritin karakterin e mbeshtetesit demokrat, qe jane konservatoret bio te Shqiperise. Ne pergjithesi Shqiptaret udhehiqen nga tradita, nderkohe qe media dhe politikanet genjejne veten.

Ka qene ky fakt qe beri te deshtojne perpjekjet e Soros per asgjesimin e PD dhe permes ketij akti te asgjesimit te nje simboli te permbysjes se regjimit komunist. Asgjesimi i simboleve te tilla synojne ne lenien ne harrese te krimeve te komunizmit me qellim qe te mos jete problem kur keto te perseriten ne kushtet e reja te nje sistemi oligarkik ku paraja dhe pushteti perqendrohen ne nje grusht njerezish qe jane elita e korruptuar dhe bejne gjithcka qe parate dhe pushteti te mos bien ne duart e qytetareve.

Si mirenjohes te perjetshem te mbijeteses, bijte e regjimit komunist ne eliten e PS jane baza e veprimeve politike dhe Soros po ben gjithcka qe pushteti te mbetet nen siglen PS pa emra te rendesishem, nderkohe qe opozita per mbeshtetesit e Soros duhet te jete nje kostelacion forcash pa baza ideologjike, por qe ne krye kane ideologe te rinj te perkujdesit social. Per Soros, opozita duhet te shihet si nje grup te rinjsh qe permes kritikave te tyre axhustojne punen e pleqve te mencur qe qeverrisin.

Pra per Soros partia e Enver Hoxhes duhet te qeverrise perjetesisht dhe qytetaret duhet te binden. A nuk eshte kjo enderra e cdo komunisti? Dje ata kerkuan ta bejne me forcen e kerbacit, nderkohe qe Soros, si nje biznesmen ne fillim perdor kulacin. Gjithashtu komunistet e permbysur me turp dhe peshen e krimeve te zhdukjes se miliona njerezve, sot e njohin Soros si bamiresin e tyre dhe bejne gjithcka per te edhe kur u duhet te qeverrisin vendet e tyre. Ky eshte turpi i nje elite te korruptuar edhe moralisht qe per fat te keq shtyp dhe dhunon permes qeverrisjes edhe Shqiptaret.

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply