Qeveria gjermane njoftoi këtë të enjte se ka miratuar një paketë ndihme prej 200 miliardë euro, për të zbutur efektet e rritjes së çmimit të energjisë.
Kancelari Olaf Scholz tha se paketa financiare do të mbrojë familjet dhe bizneset nga rritja e kostove, që prej nisjes së agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
“Qeveria gjermane do të bëjë gjithçka që çmimet të bie”, u shpreh kancelari Olaf Scholz.
Nga ana tjetër, në Shqipëri realiteti është i trishtë.
Edi Rama, në vend që të stimulojë rënien e çmimit të energjisë elektrike pasi Shqipëria e siguron atë përmes burimeve ujore dhe pa kosto, po bën të paimagjinueshmen.
Nga 1 tetori çmimi i i energjisë elektrike do të rritet dhe më të prekurit do të jenë abonentët familjarë.
Truku i qeverisë është fasha 800 kW e cila në periudhën e ftohtë të dimrit tejkalohet dhe tarifimi do të jetë 4-fish më i lartë.
Kjo bën që kostoja e jetesës për mijëra familje shqiptare të vështirësohet edhe më. Krahas rritjes së çmimit të produkteve të naftës, do të kemi edhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga muaji i ardhshëm.
Edhe pse efektet parashikohen shqetësuese në buxhetin familjar të shqiptarëve gjatë muajve në vijim, qeveria duket e pashqetësuar.
Ekzekutivi nuk i është përgjigjur krizës me emergjencë financiare për të zbutur efektet, por përkundrazi shpenzohen miliona euro për instalacione të Kryeministria (plot 4 milionë euro) apo tendera e koncesione që mbajnë era korrupsion.
Ndihma e Ramës nuk krahasohet as me paketën financiare të Kosovës që përmes ndihmës sociale, çdo qytetar do përfitojë 100 euro çdo muaj si dhe do të subvencionohen deri në 20% faturat e abonentëve që kursejnë energjinë. Por jo vetëm kaq, familjet me ndihmë ekonomike do t’u dyfishohet asistenca sociale për periudhën e krizës.
Po në Shqipëri?
Për qeverinë e Edi Ramës shqiptarët nuk ekzistojnë.
Meraku i kryeministrit është mirëqënia e atyre që marrin tendera dhe grabitin buxhetin e shtetit ditën për diell në pikun e krizës.
Vetëm për qytetarin e thjeshtë që nuk interesohet as kryeministri, as qeveria që ai drejton. Populli është në mëshirë të fatit përpara një dimri të acartë dhe sipas dukjes, edhe në terr.