Skandali/ Rama i fton ambasadorët pastaj braktis takimin

Kryeministri Rama kishte thirrur mëngjesin e sotëm një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian në Tiranë për të diskutuar edhe njëherë lidhur me draftin e amnistisë fiskale në vend.

Por pak minuta para nisjes së takimit, kreu i qeverisë ka anuluar prezencën e tij, duke lënë në takim ministren e Financave, Delina Ibrahimaj dhe kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi në një lidhje live për News24 pohoi se takimi u mbajt në vilën qeveritare, ndërkohë që fokusi do të jetë amnistia fiskale, një projekt i qeverisë.
Dje Rama e bëri të qartë se qeveria i qëndron dhe do e miratojë amnistinë fiskale, që sipas tij ka të bëjë me legalizimin e parave të emigrantëve shqiptarë jashtë vendit.

Kjo amnisti ka hasur në oponencën e dhomave të huaja tregtare, mes tyre dhe BE.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply