Berisha: Rama i dha 23 mln lekë atyre që i kënduan këngën, artistët e tjerë flaken rrugëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me sindikatat është ndalur edhe te minimumi jetik që sipas tij do të llogaritet sipas standardeve ndërkombëtare.

Berisha ka përmendur edhe pagesën prej 23 milionë lekësh që Rama shëprbleu ata që i kënduan gjatë përurimit të tunelit të Kardhiqit, por ndërkohë artistët e tjerë, flaken rrugëve.

“Unë e kam të qartë, se ju me shumë të drejtë, kërkoni të dini se cili është minimumi jetik i PD. Atë do e caktojmë, llogarisim bashkërisht zoti Kalaja. Ka standarde ndërkombëtare, të ILO-s, standarde të mirënjohura, atëherë urdhëroni, fillon bashkëpunimi.

Prandaj nuk e kemi ndërmarrë hapat më parë. Do e marrin ekspertët e sindikatave dhe të PD. Ju keni shtruar me shumë të drejtë çështjen e statusit. Të gjitha statuset do të përpunohen me sindikatat. Sot unë kisha artistët në zyrë. I konsideron të paqenë Edi Rama. Ata që këndojnë këngën e tij në një tunel, i shpërblen me 23 mln lekë. Kurse artistët e tjerë, flaken rrugëve, ky është realiteti.

E kuptoj se ju të parë keni statusin e minatorit dhe e meritojnë. Bashkërisht do ta hartojmë ligjin. Status do të ketë edhe për punonjësit e tjerë.

Si mund të i thuhet një mësuese 30 vite në profesion, që ka drejtuar shkollën, ik tani se kanë mbaruar orët. Orët mund të mbarohen, por nuk mund të mbarojë kurrë vlerësimi për të. Nuk mundet, sepse askush nuk mund të shkelë në atë që ka dhënë ajo. Duhet të marrin fund këto gjëra”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply