Berisha: Rama i ka kaluar limitet! Protesta më e fuqishme është ajo që strukturohet me sindikata

Kryetarari i PD, Sali Berisha, deklaroi në një takim me sindikatat se forma më e fuqishme e protestës siç ka provuar historia, është ajo që strukturohet me sindikata. Berisha tha se, Edi Rama ka kaluar çdo llojë limiti ndërsa shtoi se edhe Enver Hoxha ka qenë 3 herë më i përmbajtur në abuzime se sa kreu aktual i qeverisë.

“Ju e shifni mirë se çfarë ndodh me çmimet, se si varfëroren shqiptarët nga muaji në muaj me rritjen e çmimeve. Dhe kjo nuk ndodh në Maqedoni, nuk po flas për Gjermaninë, e cila caktoi 45 miliardë euro vetëm për të përballuar rritjen e çmimeve për qytetarët e vet.

Po marrim Maqedoninë e Kosovën. A kemi të drejtë të krahasohemi me Kosovën? Kemi plotësisht të drejtë të krahasohemi.

Kjo para që merret me rritjen e çmimeve, është paraja e dhimbjes së qytetarëve. Kosova ua kthej, u kthej 100 euro për pensionistë, për studentë, për punonjësit e administratës dhe dyfishim të ndihmës ekonomike. Dhe ky tallet, vetëm tallet. Dha 50 milionë, 3 herë më parë dhe ato nuk e merr vesh kush si i shpërndanë.

Edi Rama ka kaluar çdo lloj limiti. Ju garantoj se diktatori i fundit shqiptar ka qenë 3 herë më i përmbajtur në abuzime se sa është sot Edi Rama. Edi Rama tejkalon çdo standard. Shkon e blen instilacionin 4 mln euro, sikur ta ketë oborrin e Surrelit dhe u thotë gazetarëve se nuk i jap kujt llogari unë se çfarë bëj me fondet publike, sikur janë fonde personale të familjes së tij.

Pra në të katër anët sot bien sirenat e revoltës, urrejtjes ndaj kësaj qeverie. U them një gjë, qoftë zyrtarisht dhe privatisht, në çdo takim dhe bisedë gjej vetëm një kërkesë, protestë dhe vetëm protestë. E gjej nga të rinjtë, të moshuarit, biznesmenët e vegjël, edhe tek ata të mesëm dhe të mëdhenj, që janë të ndershëm.

Ky takim është mjaft i rëndësishëm, sepse forma më e fuqishme e protestës siç ka provuar historia e Shqipërisë dhe jo vetëm e saj, është ajo që strukturohet me sindikata. Ju garantoj se do të kenë mbështetjen totale të PD, Frontit të Shpëtimit të Shqipërisë dhe opozitës.

Sindikata e Arsimit të Lartë është hedhur në betejë, e pedagogëve. Në datën 5 tetor, kanë shpallur grevën e përgjithshme, protestën, por le të pyesin veten, a janë mësuesit më mirë? Jo mësuesit janë më keq se pedagogët. Si janë mjekët dhe infermirët, nuk kanë qenë kurrë siç janë sot”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply