Distancimi nga Ahmetaj, a po e dorëzon Rama para drejtësisë ish-ministrin?

Kjo është taktika e Ramës për tu distancuar nga ajo çfarë Ahmetaj mund të akuzohet dhe të dalë para drejtësisë, Duke e zhveshur nga funksionet politike Ahmetajn, Rama do të shfajësohet duke thënë  se nuk është  i PS.

Pse PS po distancohet nga Arben Ahmetaj? A paralajmëron një “non grata”?

Rama: Këto janë ato përrallat që thashë dhe dje. Jeni në të drejtën tuaj të tregoni përralla. Është e drejta juaj, nuk di çfarë të them. Zoti i paftë të gjithë dhe Zoti u kujdestë për të gjitha. E vërteta e ka të vështirë të çajë në këtë botë ku sundon gënjeshtra. Njerëzit që janë besnikë e kanë të vështirë të qëndrojnë qetësisht në këtë botë, ku të gjithë tregojnë një përrallë për çdo qëllim. Ne kemi të drejtë të bëjmë lëvizje administrative. Njerëzit janë aty, kanë lëvizur, lëvizin.

Por bëhet fjalë për një figurë të rëndësishme. Çfarë gaboi?

Rama: Se si organizohet një skuadër është e drejta e skuadrës dhe jo e drejta e spektatorëve. Rezultatet do tregojnë. Pse duhet të ketë bërë diça patjetër dikush që të lëvizë nga një pozicion. Për të dhënë maksimumin në një betejë të re, bëhen organizime të reja. organizimi bëhet për zgjedhjet lokale.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply