Berisha: T’u bashkohemi pedagogëve në protestën e tyre. Ftoj bizneset të ulin qepenat

E njëjta gjë them edhe ndaj mësuesve, arsimit. Një përçmim, një zhvlerësim ndaj tyre. Ndërtimi i një portali që mashtron çdo ditë, i cili tallet. Ka raste që në portal dalin të parët, por dyert nuk u hapen, sepse i kap militanti, i pashkolli, patronzhisti.

Edhe këtu, pedagogët e universiteteve po japin një shembull të madh. Ne duhet ti mbështesim ata, sepse edhe nëqoftëse edhe mësuesit u bashkohen atyre, u bashkohen protestës së tyre, tirani nuk ka ku shkon. Sepse për vete blen vazo 4 mln euro, kurse mësuesve thotë ua rrita. Asnjë qindarkë, është vetëm inflacioni i këtij viti, nuk ka asnjë rritje, është vetëm inflacioni, zero rritje. Mashtrim fund e krye.

Kjo është me pensionistët. Sot asnjë pensionist nuk mjekohet dot, dhe mund të jenë 70% e tyre që kanë nevojë për ilaçe të ndryshme, sepse pensioni nuk u del as për kafshatën. Nuk ushqehet dot, nuk vishet dot. Në një kohë kur pensionet e tyre duhet të ishin të paktën 3 herë më të larta se sot. Çfarë do bëhet. Së pari do të vendoset minimumi jetik. Minimumi jetik do të jetë pagesa që çdo qytetar do të përballojë, ushqimin, veshjen, transportin, ilaçet dhe energjinë.

Sot Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që asnjë shqiptar të mos vuajë më për këto 4 gjëra bazë. Unë këto 2 ditë kam një takim me sindikatat dhe do të diskutojmë e vendosim bashkë me to, minimumin jetik. Përveç kësaj, ju garantoj se do të ketë dyfishim të pensioneve njëlloj siç i bëmë gjatë viteve që ishim në pushtet.

Por çfarë kërkohet? Kërkohet të punojmë të gjithë sëbashku, me çdo pensionist, qytetar që ti themi stop këtij regjimi. Unë i dëgjoj zërat, kërkesat tuaja, jashtëzakonisht të drejta, e ndjej revoltën e drejtë që keni.

Ju folët për fermën dhe fermerët. Ju e dini se si po rrokulliset me shpejtësi. Janë therur nga viti 2018 deri në 2021, 130 mijë lopë race. Pse, sepse dengu i barit shkoi aq lart sa me qumështin që fitonte, fermeri nuk e përballonte dot.

Ne kemi qenë për subvencionin, dhe sot ju them këto se do të subvencionojmë çdo produkt bujqësor të këtij vendi. Nëse kemi subvencionuar me përparësi, ullirin, arroret etj, ne do të kalojmë në subvencionim total të të gjithë prodhimit bujqësor të vendit. Kjo së pari për të krijuar të mira, begati, kudo që është e mundur. U garantoj se këto mundësi janë jashtëzakonisht të mëdha, edhe këtu në Gramsh dhe në çdo skaj të këtij vendi.

Sot para se të vij këtu, një zonjë u thotë punonjësve aty poshtë që kam ardhur nga Athina dhe dua ta takoj. E prita, të njëjtën histori. Unë tha, punoj në Athinë. Jam mirë në atë punë që bëj, por erdha këtu në vitin 2007, investova, kishte klime të përshtatshme. Në vitin 2014-2015, gjithçka mbytëse, falimentova dhe u detyrova të kthehem në Athinë.

Sa kanë falimentuar biznese, cili është numri. Në vitin 2013 kanë qenë 210 mijë biznese të vogla. Sot janë 107 mijë biznese të vogla. U garantoj se dhjetëra e mijëra do të falimentojnë pasi të vendoset taksa 23%.

E dini pse kjo. Çfarë ndodh kështu do të thoni ju. E para ata që ikin, që mbyllin bizneset ikin nga Shqipëria dhe ky e ka qëllim këtë. Kjo padiskutim. Gjatë diktaturës bëhej një diskutim i fshehtë, ngaqë populli zhytej në varfëri në qarqet më të larta diskutonin, epo kjo nuk mban, kjo Shqipëri, jemi shtuar shumë. Kaq mban. Tani këta nuk e thonë këtë, por i përzënë me të gjitha mënyrat që të ikin sa më shumë.

Pasi e ke dërguar energjinë në 200 lekë kilovatin, tani u njofton edhe një taksë 23%. Pse, sepse tani oligarkët e tij hapin kërpudhat e tyre si biznese të vogla. Atyre nuk u bën dot gjë ai. Aty ata evadojnë një pjesë të mirë të evazionit dhe pasurive. Dhe shfarosin në masë biznesin e qytetarëve. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri dhe askund tjetër. U bëjmë thirrje biznesmenëve, të kalojmë në greva. Ulja e qepenave është akti më qytetar, i përgjegjshëm ndaj këtij regjimi. Ne këtu duhet të arrijmë sa më shpejt.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply