Liljana Rama, mjeke familje
Kam 31 vite që punoj në qytetin e Gramshit ku përballem çdo ditë me problemet e njerëzve.
Për qëndrat shëndetësore, kjo qeveri nuk ka investuar aspak. Nëpër fshatra vëtëm kanë emrin qëndra shëndetësore sepse të tilla nuk janë. Mungojnë gjërat më elementare, ujë, drita, mungon dhe personeli shëndetësor.
Në rrethin e Gramshit, 8 mjekë janë larguar në Gjemani e në Francë se atje gjejnë veten. 1 mjek mbulon 2-3 qëndra shëndetësore, kur një qendër ka 7-8 mijë banorë.