Që, kur të largohet Rama të mos vijë Veliaj

Nga Redin HAFIZI

Berisha eshte lideri qe po kerkon t’i jape forcen e duhur qytetarit, pra te ndryshoje sistemin e jo vetem emrat. Kush e kupton eshte pjese e levizjes me te re ne Shqiperi. Kjo levizje synon te mbroje simbolet e fundit qe kane mbetur pa u shkaterruar nga kukullat e Soros ne politiken Shqiptare. Permes rithemelimit PD kerkon te sjelle ne mendjen e Shqiptareve ato dite te para te Dhjetorit 1990. Ato dite te gjithe ndjeheshim prane te vertetes. E njejta gje ndodh edhe tani kur Berisha ngriti qytetaret mbi mashtrimin qe Basha me grupin e tij po kerkonin ta kthenin ne projekt. Çdo gje nisi me teorine e bashkeqeverrisjes qe lindi pas zgjedhjeve te fundit parlamentare.

Keto zgjedhje Edi Rama i masakroi duke dale nga profili i kukulles dhunshem me profilin e kriminelit elektoral, dhunuesin e vullnetit te Shqiptareve. Ai u detyrua te bente nje gje te tille pasi e kuptoi se ylli i tij kishte perenduar dhe te ashtuquajturit politikberes te fondacionit Soros nuk e kishin ne planet e tyre. Loja po zhvillohej ndryshe duke patur si protagoniste te dashuruarit e viktimizuar Basha dhe Veliaj. Njeri ankohej ne Ambasaden Amerikane se nuk e lejonte Berisha te vepronte, nderkohe qe tjetri kishte fuqine te kerkonte llogari se perse Rames iu njoh mandati i trete. Veliaj njihet si individi qe mund te dergoje e-mail direkt ne DASH, te mashtroje dhe serish te jete i perkedheluri i Ambasades Amerikane.

Arsyeja eshte se Veliaj mbeshtet axhenden globale Soros pro gay qe financohet nga DASH qe nga presidenca Obama. Veliaj premtoi revolucion seksual ne Shqiperi dhe ne 2002 Rama nuk kishte problem me ate axhende. Kjo axhende ishte thjesht justifikimi per te infiltruar ne politiken e vendeve te ndryshme ku Soros kerkonte influence me te forte, te politikaneve qe kane studiuar me parate e Soros. Kete e ka pranuar Veliaj ne nje interviste te fundit ku deklaron se i sherben Alex Soros pasi ai ka paguar dhe te gjithe duhet te jene mirenjohes Soros edhe kur duhet t’i sherbejne Shqiperise. Kjo eshte shume e shpifur. Kjo eshte tradheti.

Nderkohe me parate e Soros ka studiuar edhe Basha, pra Veliaj i ben thirrje edhe atij qe te ringjallet pasi Alex eshte i forte dhe thashethemet se fondacioni po ndahet ne dysh nuk qendrojne. Per Veliajn jane thjesht thashetheme te Rames.

Rama po sulmohet sot edhe nga fondacioni Soros sidomos ne projektin “Open Balkan”. Kjo behet se Rama eshte jashte planeve te Soros, por problemi qe ka plasur eshte se duhet bere aleance me Ilir Meten per te rrezuar Ramen. Pra Shqiperia po behet nje rebus politik dhe kjo duhet ndryshuar. Hallin e qytetarit nuk e zgjidhin matematika e politikaneve.

Berisha u ngrit kunder ketij rebusi politik dhe kjo ishte arsyeja pse e duan ate jashte rruge. E majta eshte shnderruar ne nje force fondamentaliste dhe kerkon qeverrisje nen betim perpara bamiresve te tyre. Ne Shqiperi ka ardhur koha qe qytetaret te zgjohen dhe te shohin te verteten se po tallen nga politika. Po thone shume gjera Taulant Balla apo Fatmir Xhafaj ne parlament, por qytetaret i njohin kukullat e Veliajt.

Nderkohe kukullat e kukulles Basha vazhdojne te mbajne peng grupin parlamentar te PD edhe pse jane pakice. Kjo eshte teoria e Veliaj per Shqiperine, qe te qeverrise me disa pakica ne vend qe sic ka qene zakon ne Shqiperi te qeverrise shumica. Mos te harrojme se nje praktike e tille u eksperimentua ne Itali per dhjete vjet, por ka ardhur koha qe kjo skeme te shembet.

Shqiperia eshte ne prag te clirimit nga kontrolli i mafies se oligarkeve, pra globalizmit, qe eshte rrjeti Soros si zedhenes i ketij projekti. Ka qene Berisha qe po jep sinjalet e nje lidershipi te tille. E meriton Berisha qe te udheheqe nje levizje te tille ku eshte i vetmi qe po lufton per mbijetesen dhe fitoren e PD. Te tjeret luftojne vetem per mbijetese dhe nuk mund te detyrojne PD te hyje ne marreveshje kunder vullnetit te qytetareve vetem permes nje kauze te deshtuar ku thjesht permendet emri i Edi Rames. Duhet ndryshuar sistemi qe ka mbajtur Shqiperine nen kontrollin e politikes e jo te qytetareve. Duhet ndryshuar sistemi kur deputetet quhen si te zgjedhurit e popullit, kur jane te perzgjedhurit e kryetarit.

Berisha ka premtuar se PD do te rithemelohet permes votes dhe ne Shqiptaret shpresojme vetem se eshte Berisha, individi i shume premtimeve te mbajtura. Nderkohe eshte e qarte se ne kampin tjeter politik, Rama vazhdon allishverishet per te joshur apo larguar Veliajn. Kjo eshte politika e Soros ne Shqiperi, politika e emrave te fshehur qe mbeshtesin emrat e larte te partise se Gramoz Rucit. Kjo eshte arsyeja pse ne dy raste Veliaj shkon per vizite tek krimineli Gramoz Ruci. Ai nuk do t’ia dije per deshmoret e demokracise, per kriminelet qe kane vrare aktivistet e lirise perpara dhjetorit 1990, per urdheruesin e vrasjeve ne kufi. Ai thjesht i tund kriminelit Gramoz Ruci nderin qe i ka bere per heqjen e ndalimit te vizes qe ishte vene ne 2005 per Rucin. Ne kete menyre Veliaj po tregohet si individi me aktiv perballe Rames, pra ne luften e tij per pushtet ku ka si ndihme Alibashen.

Ne kete lufte PD, nen drejtimin e Berishes ka bere qe te fitoje mbeshtetjen e te zhgenjyerve, te atyre qe mbeshtesnin ne baze Alibashen dhe te shume socialisteve dhe qytetareve qe tek Berisha shohin nje lider. Vetem keshtu permes mbeshtetjes per Berishen, qytetaret do te njohin te verteten se prosperiteti qytetar vjen kur askush nuk beson pazaret Rama-Basha-Veliaj te paguara nga Soros kunder interesave te Shqiptareve.

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply