Disa informacione dhe “këshilla” për Bel(l)a (Mafia)…

Nga Adriana KALAJA

Meqënëse zëvëndësja e banditit Edvin Kristaq Rama, mbesa e komunistit Beqir Ballukut dhe “motra” e tërpanasit Erion Velia nuk e di se këta të dy dhe jo vetëm, kanë shpenzuar paratë tona për kontrata lobimi, po e “ndihmoj” me qëllim që kur t’a “vrasë” partia e saj ashtu si gjyshin, t’i di disa gjëra:

  1. Foto Nr.1 është kontrata lobimit datë 01.04.2017 (çuditërisht në të njëjtën periudhë me kontratën e Lulzimit të Kunatit), që Endri Fuga ka firmisur për llogari të Ramës dhe ne favor të Partisë Socialiste në shumën 240,000 Euro në vit ose 20,000 Euro në muaj.
  2. Foti Nr.2 është tenderi i konsulencës, hapur nga “vëllai” i Bel(l)a (Mafia), punëmbaruari tërpanas i Bashkisë Tiranë, në pikun e verës (hapet në 1 gusht dhe përfundon më 1 shtator), dhe kur gjithë dynjaja ishin me pushime, me objekt; KONSULENCË, në shumën 3,493,162.94 Euro, shuma kryesore e të cilave shkon për udhëtime dhe lobime nga banditi vrasës Veliaj (do merremi në vijim gjërësisht me këtë korrupsion galopant).

Në këto kushte unë e “këshilloj” Bel(l)a (Mafia), që të marrë më shumë info nga:

  1. Tutori Rama se përse nuk i ka “treguar” për lobimet dhe shumat që shpenzon për to.
  2. “Vëllai” i saj se sa nga kjo shuma 3.5 milion Euro shpenzon për udhëtime dhe lobime.

T’i ketë për vete se unë e di dhe do i publikoj ditë pas ditë, sa herë se i shërbejnë interesit të publikut.

Dhe për këtë nuk ka urdhër prokurorie e policie të më ndalojë.

Shumë shumë, do më rritet numri i procedimeve penale, të cilat një fat do kenë, atë të kallëzimit bërë pêr thirrjet e mia kundër ambasadores amerikane Yuti Kim më 17 maj 2020, ditën kur banditët, të ngjashmit e Bel(l)a (Mafia) shëmbën Teatrin Kombëtar.

Dhe koha më dha të drejtë. Si për mafiozen Yuri Kim ashtu dhe gjithë Klanin e Bel(l)a (Mafia).

Ups se harrova.

Për një gjë ka të drejtë dhe unë nuk mund të rri pa i kërkuar “falje” Bel(l)a (Mafia), si niko qire që është.

Nuk e di sa është ndëshkimi, pasi Mika (njëra nga macet e mia), përfitoi nga rasti dhe, mirë që hëngri salçiçet por la dhe frigoriferin HAPUR.

Të mos flas për Blekin (njëri nga qentë), që e ka fiksim ta lërë karikuesin në PRIZË.

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply