Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi deklaron se, sulmi kibernetik ndaj e-Albanias dhe databazave të shtetit ka nisur një muaj pasi sistemi me të dhënat personale të shqiptarëve u vendos në dispozicion të patronazhistëve të PS-së.
Halimi thekson se FBI në raportin e saj konfirmon se hakerat kanë krijuar akses në databazat e shtetit që 14 muaj më parë.
Reagimi i ish-ministrit Halimi
Sulmi kibernetik ka filluar 1 muaj pasi sistemi iu dorëzua patronazhistëve?
Përveç detajeve teknike, që ekspertët vërejnë në raportin paraprak, i cili me sa duket nuk përfshin sulmin mbi TIMS dhe në inbox ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ajo që konfirmohet është se:
-Sulmi paska filluar 14 muaj para datës 16 korrik 2022, pra 14 maj 2021
-Nuk ka diskutim se lista e patronazhistëve e dalë në 11.4.2021 ishte krijuar duke u vënë e-Albania në dispozicion te politikës. (rastet e shumë të punësuarve të deklaruar në e-albania vetëm 1 muaj para daljes së listës, tregon pikërisht këtë si burim të hartimit të listave)
-Sulmi kibernetik ka filluar 1 muaj më pas, pra në 14 maj 2021, pasi e-Albania vendosi të dhënat dhe sistemin në duart e patronazhistëve!
Kjo sipas raportit të FBI dhe CISA.