Sekretari i Pergjithshem i PD, Flamur Noka ju drejtohet socialistëve në Komisionin e Sigurise: A kanë përgjegjësi sipas jush kompanitë që janë paguar për ndërtimin, administrimin dhe mbrojtjen kibernetike të sistemit dixhital në qeverinë e Shqipërisë?
“A mban kush përgjegjësi në këtë shtet për tenderat sekret në vlerën e 195 milionë euro të bëra ndërkohë që efekti i pagesës dhe tenderave sekret që keni paguar ishte zero. A ka kush përgjegjësi? Sepse e kaluat çështjen e të dhënave që nxorët tek patronazhistët dhe askush nuk u ndje përgjegjës.
Të paktën sot që ne dolëm si shtet të zbuluar përballë terrorizmit kibernetik të Iranit, a ka kush përgjegjësi?”, pyeti Noka.