Berisha: Do të vendosim minimumin jetik dhe taksat më të ulëta

Problematika e madhe që ne duhet ti japim përgjigje, padiskutim reforma të thella ekonomike. Këto reforma ne do të ua besojmë zërave, ekspertëve edhe të grupeve të interesit, qarqeve akademike, të vendit, por edhe shqiptarë në diasporë dhe kudo që janë sot. Kanë kredenciale të shkëlqyera dhe do të jenë ata që së bashku me ekspertë në Shqipëri që do të ndërtojnë një platformë ekonomike dhe do ti japin një përgjigje të detajuar.

Shqipëria nuk ka asnjë shkak që të jetë pellg varfërie dhe mjerimi. Shqipëria ka potencial që qytetarët e saj të prosperojnë nga vitit në vit e më shumë. Ne kemi qenë parti e taksave të ulëta, nga një parim i thjeshtë; ne besojmë se paratë në kontot tuaj janë për shoqërinë më të leverdishme se sa në arkën e qeverisë. Ne jemi konservatorë dhe i besojmë këtij parimi dhe i qëndrojmë. E kemi parë zbatimin e tij.
Ne do të rivendosim sistemin më të ulët fiskal të mundshëm.

Kriza është krizë, do masa antikrizë. Reforma është njëra anë, reforma është për zhvillim afatmesëm afat gjatë. Kurse kriza, sirenat e saj ulërijnë nga të 4 anët. Përgjigja do të jetë si për krizë, do të vendosim minimumin jetik të llogaritur nga specialistët. Le të jetë sa të jetë. Nuk do të pranojmë në mënyrë absolute, që sirenat e urisë të bien tek shqiptarët më.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply