Berisha në Pogradec: Po kalojmë një periudhë rrokullisje të madhe

• Berisha: 744 mijë qytetarë kanë ikur nga Shqipëria gjatë viteve 2014-2022

Me vlerësimin tim më të madh për Pogradecin, pogradecarët, kapacitetet e tij të jashtëzakonshme intelektuale dhe kontributet që ky qytet ka dhënë dhe jep sot në kulturën, artet, mendimin tonë. Sot dhe gjithnjë, ka një diskutim për rolin e intelektualit në shoqëri. Çdo intelektual, pasionin e tij të madh ja kushton krijimeve të tij, profesionit dhe aty janë kontributet e tij madhore. Çdo intelektual ka një thelb të përbashkët dhe kjo është mbrojtja e interesit publik, të qytetarëve.

Kjo është thirrja për çdo intelektual, shkrimtar, poet, piktor, shkencëtar. Cili do qoftë ai, e ka një detyrim që të jetë një avokat i pamposhtur i interesit publik, të qytetarëve. Në këtë drejtim, e konsideroj këtë në këto momente të vështira që kalojmë, sepse sot është e qartë dhe e pamohueshme që ne kalojmë një periudhë rrokullisje të madhe.

Nga viti 2014 deri më sot, 744417 shqiptarë janë larguar nga Shqipëria vetëm në hapësirën e BE-së, pa përfshirë Kanadanë, SHBA, e vende të tjera jashtë BE-së. I bie 27% e popullatës. Përveç luftës, kombet nuk i kanë larguar me kaq shpejtësi nga vendi i tyre në proporcione të tilla.

Ka një periudhë tjetër, 2007-2014, në të cilën, sipas statistikave të kësaj qeverie, popullata u rrit nga viti në vit. Nuk është se nuk ikën, por popullata rritej, sepse vinin shumë dhe largoheshin shumë më pak. Nga 2014, një largim i tillë nuk i ndodh asnjë kombi tjetër në Europë. Shpeshherë ja kalojmë dhe Sirisë që është në luftë.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply