Kryetri i PD, Berisha reagon:
Në pikën që do bashkoheshin dy lotet del një disnivel me lartësi 17m. Ky nuk është tunel por verbim i syve nga vjedhja. Rruga prej 43 km Qukës- Qafë Plloçë, që filloi në vitin 2009, duhet të përfundonte në vitin 2014, por akoma pas 13 vitesh nuk ka të sosur. Rruga u prokurua me 73 milionë euro por ndër vite çmimi me vjedhje është pathuaj katërfishuar dhe ka arritur në 225 milionë euro.
🔴 Lexoni mesazhin e teknikut dixhital. sb
Pershendetje dr jame inxhinjer rrugesh desha te ju informoj. Se Rr.Qukes- Plloce eshte bllokuar per nje problem te madh. Ne piken ku duhet te bashkoheshin dy lotuser u del nje disnivel ne lartesi prej 17 m. Nuk eshte problemi i projektit por i zbatimit pa as supervizor. Kishin nje italian por eshte zhdukur. Pa aftesi, korupsion i madh a tjeter, apo te gjitha bashke?
Tashti per ta korregjuar menfojne ta zgjasin rrugen kot me kthesa deri sa te barazojne nivelet. Kjo pervec shpenzimeve, ul shume dhe cilesine e rruges e klasifikimin e saj. Në Maj 2018 kur Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, tha se do të përfundojë në Korrikun e 2019.
Përgjatë harkut kohor të këtyre viteve, njësoj si Shkumbini kur del nga shtrati, është fryrë edhe buxheti i saj. Aktualisht shuma e investimit ka arritur në 225.3 milionë dollarë. Goxha investim për asgjë!
