Vrasja e 7-vjeçares/ Policia u sinjalizua për skafin e Tases, por s’mori asnjë masë

Për këtë arsye, Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet për shpërdorim detyre nga i gjithë zinxhiri komandues të policisë Kufitare të Vlorës.

Vrasja e 7-vjeçares Jonada Avdia mund të ishte parandaluar. Katër ditë pas ngjarjes tragjike, raportohet se policia kufitare e Vlorës ka marrë sinjalizime për jo vetëm për skafin që drejtonte ish-efektivi Arjan Tase, por edhe për të tjerë që lundronin në hapësirën ujore të vijës bregdetare nga Porto Palermo deri në plazhin e Potamit. Por, nuk është marrë asnjë masë.

Për këtë arsye, Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet për shpërdorim detyre nga i gjithë zinxhiri komandues të policisë Kufitare të Vlorës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonada u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Ajo po lahej me të atin në plazhin e Potamit, por skafi i ndau. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply