Disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në zonën e Dropullit. Si pasojë e flakëve dhe tymit që ka pushtuar zonën, një banor i cili po ndihmonte në shuarjen e zjarrit është asfiksuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Burime bëjne me dije se Greqia ka dërguar dy avionë për të shuar zjarrin. Duhet tu themi faleminderit fqinjëve grekë. E vetmja mënyrë për të shuar flakët ishte ndërhyrja nga ajri pasi terreni i vështirë ua bën të pamundur reagimin zjarrfikësve.
Shumë mirë që Greqia po nis dy avionë për të na ndihmuar, ashtu siç dërgoi edhe avion për flakët në Sazan, por kjo tregon sërish dështimin e qeverisë së Edi Ramës.
Helikopterët tanë ndodhen në servis prej vitesh, ndërsa ministri i Mbrojtjes shpeshherë artikulon se na mjaftojnë kazmat e lopatat e ushtarëve për të shuar djegien e vendit. Dështim shtetëror.