Nga Alba KEPI
Sot ai shesh në zemër të Tiranës duhet të jetë bosh!
Mafia po ju përdor!
Nuk janë të korruptuar, por hajdutë të strukturuar që po ju vjedhin paratë, pronat, pasurinë personale e publike, po ju lënë sofrat bosh, prindërit pa fëmijë e po varfërojnë e zhdukin vlerën e trojeve kombëtare.
Po zhvlerësojnë, tjetërsojnë, shpërfytyrojnë, përdorin për fitime personale pasuritë e pronat kombëtare, historinë shqiptare, ekonominë e arkën e shtetit, e që po zbardhen ditë pas dite nga skandalet qeveritare.
Majtistë, socialistë, nëpunës nën urdhëra, qytetarë me dinjitet shërbimi më patriotik që i bëni vendin është të distancoheni nga nisma e sotme e një mitingu që ka si qëllim vetëm fasadën reklamuese të fuqisë së hajdutllikut të tyre e albumin fotografues fejsbukjan e mediatikë për t’i treguar diplomatëve të botës se populli është me ta.
Shqipëria është në rrezik zhdukje jo vetëm nga shpopullimi i popullsisë që sivjet është dyfishuar, por është në rrezik ekzistence territoriale, historike e kombëtare.
E nuk është një fushatë ideologjike si ato që prej shekujsh historia na e ka mësuar ta lexojmë ndër rreshta mes sjelljesh e qasje diplomatike e që kaq qartazi, pa asnjë thonjzë e ndrojtje e kemi cdo ditë para syve ndaj gjysmës së tyrngut tonë, Kosovës.
Eshtë një aksion i dokumentuar me emra, dosje, investigime që po zbardhen ditë pas dite e rrëfejnë se si asetet kombetare të popullit shqiptar po copëtohet e shpërndahet në rrugë të privilegjuar grupash interesi, e nepotizmi pushteti strategjik duke injoruar me arrogancë e keqdashësi “armiku”, të drejtën e cdo qytetari shqiptar për të qënë i informuar me transparencë e vërtetësi
Shqipëria është në rrezik ekzistencial nga arroganca me të cilat vendosin të përdorin territorin e saj e qytetarët e saj për interesa personale të ruajtjes së pushtetit e interesit ekonomike
Tirana është shqyer e po zhduket, Butrinti kjo perlë e arkeologjisë shqiptare që daton qysh prej shek XII p.e.s i jepet në përdorim strategjik një Fondacioni kreu i së cilës i mëson studentëve se shqiptarët janë grekë, bregdeti po shfrytëzohet nga nepotizmi qeveritarë, fondet publike nga kompani fantazëm që hapen e zhduken vetëm për të ricikluar aferat e pista, këshytjellat shekullore, fortesat e objektet arkitektonike historike po shemben o shndërrohen në kafe e restorante grupe monopolesh.
C’ka bën më shumë hasmi?
I quajmë mafia por duhet kuptuar se mafia nuk ëshë vec një grup i orhanizuar o i struktuar që i dedikohen aktivitetit kriminal e të paligjshëm. Mafia është një shtet paralel me këtë që shohim sot, me gjykatën e tyre, drejtësinë e tyre, ekonominë e tyre, rregullat e tyre, sistemin infromativ e mediatik të tyre.
Mitingjet popullore që thërrasin me komandë institucionale është korniza e isntrumenti që ju shërben për të legjitimuar e kamufluar ilegalitetin e tyre.
Ajo c’ka u duhet sot është të luftojnë informacionin e lirë që po ju zbardh pislliqet.
E bëjmë me kundër skandale zyrash, me fake news të sajuara, me mitingje të forcuara!
Kanë frikë nga informacioni i lirë e i pavaruar më shumë se sa nga drejtësia, nga ligji, nga gjykata e prokuroria!
E majtistë, socialistë, qytetarë pa ideale politike e që e doni Shqipërinë, sot nuk duhet të jeni në shesh!
Po ju përdorin për të luftuar frikën e tyre nga e vërteta, po e përdorin për t’u pasuruar më shumë duke ju varfëruar ju më shumë e duke shuar pasurinë, pronën e arkën kombëtare!
Sot ai shesh ne zemër të Tiranës duhet të jetë bosh” Mafia ky shtet paralel me gjykatën e tyre, drejtësinë e tyre, ekonominë e tyre, rregullat e tyre, sistemin infromativ e mediatik të tyre, po ju përdor!