Në konferencën e zhvilluar nga selia blu lidhur e Reformën Territoriale, Ivi Kaso tha se, e gjithë situate po monitorohet dhe janë ngritur grupe pune nga PD për këtë reformë dhe për Reformën Zgjedhore.
Ai theksoi se, mazhoranca e ka shprehur preferencën e saj për ta prekur Kushtetutën, duke shtuar se kjo nuk mund të lejohet dhe se pushteti pa votë nga zgjedhësit, do të ishte atentati i fundit që do ti bëhej sistemit.
Deklarata e Sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Ivi Kaso
Unë desha të shtoj dy momente të rëndësishme përsa i përket impaktit që ka jo vetëm Reforma Territoriale, por në përgjithësi procesi i punës së Kuvendit në këtë moment, i cili po ndiqet me vëmendje nga ana e Partisë Demokratike.
Për shkak të situatës në një farë mase paradoksale të krijuar me vendim të Kuvendit dy komisione të posaçme, ku kanë në fokus të punës së tyre dy reforma shumë të rëndësishme të cilat për vetë natyrën janë të lidhura me mënyrë organike dhe të pazgjidhshme mes tyre.
Por për fat të keq ne vlerësojmë që në mënyrë të qëllimshëm janë duke ecur me shpejtësi të ndryshme. Pra nga njëra anë kemi Komisionin e Reformës Territoriale, i cili ka një plan pune të miratuar me afate dhe dead-line të miratuara, pra ka një afat se kur do të përfundojë dhe paraqitet produkti përfundimtar publikut dhe nga ana tjetër kemi Komisionin e Reformës Zgjedhore, e cila është aktualisht në stanacion dhe kjo jo pa qëllim.
Nuk mund të ketë një reformë territoriale të plotë dhe të mirëmenduar, që t’i shërbejë qytetarëve, që tashmë ka hapur edhe negociatat pa vlerësuar të gjithë aspektet dhe implikimet elektorale që do të ketë çfarëdo lloj propozimi për reformën e ardhshme territoriale administrative.
Sigurisht që kjo ka ndodhur edhe në reformën e fundit, dhe për mendimin tonë mbi vlerësimi i impaktit elektoral ose pasjes në fokus të punës vetëm elektoral që do të kishte ndarja administrative territoriale ishte njëra nga arsyet se përse reforma e fundit administrative ka dështuar.
Pasi nuk u mbajt në fokus qëllimi i shpallur dhe i deklaruar i reformës ai i pasjes së shërbimeve më afër qytetarëve, i pasjes së njësive administrative më të vogla, më efiçente dhe, më në shërbim të qytetarëve.
Por u mbivlerësuan efektet e mbivendosjes së saj dhe pati për qëllim vetëm përfitimi elektoral i momentit, të cilin qartazi e pati mazhoranca në zgjedhjet e fundit.
Prandaj themi që janë të lidhura në mënyrë organike, dhe logjika e donte, konsensusi brenda parlamentit do ta donte që të ecim me të njëjtën shpejtësi.
Nuk është duke ndodhur!
Kështu që, ne jemi duke monitoruar këtë situatë nga afër në mënyrë që një dakordësi eventuale, ose një produkt konsensual për reformën territoriale të mos shërbejë si pretekst për të bërë pazare tek reforma tjetër zgjedhore dhe tek komisioni i reformës zgjedhore.
Ku haptazi mazhoranca ka shprehur preferencën e saj për ta prekur Kushtetutën.