Berisha: Opozita e vërtetë doli në shesh! Rama kërcënim serioz për të ardhmen e Shqipërisë

Ju përgjigjët kësaj thirrje. Aspekti më i rëndësishëm i të gjitha aspekteve të tjera, të kësaj protestë ishte se për herë të parë prej vitesh, në shesh doli opozita e vërtetë dhe nëse më pyesni çfarë ishte më e rëndësishmja e më e jashtëzakonshmja, ishte opozita e vërtetë në shesh.

Përpjekje më anti-demokratike, më primitive e të turpshme u bënë që të vendosi në kontroll të paligjshëm opozitën shqiptare, që ta mbajnë në kontroll të paligjshëm, ta mbanin këtë opozitë si vegël të qeverisë, të një njeriu i cili është armik i egër i lirisë dhe votës së shqiptarëve.

Të një njeriu i cili pasi rrëmbeu dhe shkelmoi vullnetin e qytetarëve shqiptarë dhe votat e tyre, vendosi të fshijë pluralizmin politik nga harta politike e vendit.

I them këto që ju duhet të qartësoni çdo demokrat e qytetar se çfarë rreziku ekzistencial për liritë e qytetarëve dhe demokracinë e Shqipërisë, përbën Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply