Tao komenton protestën e PD: Unë jam me Enkeleidin

Kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka komentuar nga Fieri protestën e Partisë Demokratike të datës 7 Korrik. Balla e konsideroi qesharak këtë argument, ndërsa tha se mbledhja në shesh e 7-8 mijë njerëzve nuk do të thotë ndryshim i kursit.

“Historia e protestës u bë pak qesharake. Sepse e para nuk e kuptoj që një parti që mbledh 7-8 mijë veta në një shesh edhe thotë ‘ndryshimi i kursit’. Të kujt ? Të tyre? Është puna e tyre. Është keqardhje e madhe që në krye të PD sot është një person non grata i shpallur nga SHBA, në vendin më pro amerikan, siç është Shqipëria. Mirënjohje më të madhe ndaj SHBA se jemi dhe në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Në krye të PD është një non grata për korrupsion të nivelit të lartë dhe për minim të demokracisë”, tha Balla.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply