Vrasja e ish-kryeministrit japonez, Berisha dënon aktin e shëmtuar kriminal: Humbje e madhe

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe. Berisha dënon me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve.

“Një ditë tronditëse për familjen Abe dhe kombin e madh japonez! Të dashur miq, nje atentat, në të cilin u vra duke mbajtur një fjalim ish-Kryeministri i Japonisë më jetëgjatë në detyrë Shinzo Abe, ka tronditur thellë familjen Abe dhe kombin e madh japonez.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal që i mori jetën një burrështetasi dhe japonezi të madh, i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Abe dhe autoriteteve japoneze për këtë humbje tronditëse për ta, vendin e tyre dhe miqtë e Japonisë në mbarë botën. #sb”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply