Pollo: “Ballkani i Hapur”, për të rivalizuar BE-në! Dëmtohet Kosova e Shqipëria

Genc Pollo komentoi në edicionin e pasdites me Juli Krisafin në Syri Tv mbrojtjen që Rama i bën Serbisë. Pollo tha se, deklaratat e kryeministrit janë të rënda ndërsa shtoi se nisma ‘Ballkani i Hapur’ po rivalizon BE-në pa rregullat standarde të kësaj të fundit.

Sipas tij, nisma ‘Ballkani i Hapur’ është e dëmshme për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë rajonin.

“Ne dhe Europës do i interesonte një popull serb i orientuar nga Europa. Serbia është përfituese nga nisma ‘Open Balkan’.

Nisma ‘Ballkani i Hapur’ po rivalizon BE-në, pa rregulla standarde. Nisma të tilla janë të dëmshme për rajonin, për Kosovën, për Shqipëri dhe përfituese është Serbia e Vuçiçit”, tha Pollo.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply