Theret me thikë shqiptari në Gjermani, Bild publikon fotot tronditëse

Një 24-vjeçar shqiptar është vrarë këtë pasditë në Gjermani. Ngjarja e rëndë, sipas Bild ka ndodhur në Harburg. Mësohet se 24-vjeçari shqiptar është përleshur me thika me dy persona të tjerë, një 36-vjeçar nga Maqedonia e Veriut dhe një 51-vjeçar, shtetësia e të cilit nuk dihet ende.

Mediat kanë publikuar edhe pamjet tronditëse kur ekipet e emergjencës përpiqen që të shpëtojnë shqiptarin. Ai u dërgua në spital, por edhe pse u fut në operacion, nuk mbijetoi dot nga plagët e rënda që kishte marrë në pjesën e kraharorit. Dy agresorët janë arrestuar, ndërsa policia thotë se motivi i ngjarjes nuk është zbardhur ende.

Image

Image

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply