Nga Alba KEPI
Egert Vargu – Këshilltar i Bashkisë së Tiranës, një nga firmëtarët e aktit Antikushtetues të shembjes së Teatrit Kombëtar, me profesionin ekonomist, anëtar i forumit rinor të Partisë Socialiste, FRESSH, u arrestua për trafikimin e mbi 45 kg kokainë.
Kjo është e vërteta e narkopushtetit, qeverisjes se korrupsionit, mafies, betonit, riciklimit të aferave të pista e shperblimi me poste politike e institucionale!
Kjo është fytyra prej kashte te djegur e një shteti arrogant që ka injorancën të vë ne lojë e te tallet me vendet më të zhvilluara të botës, me fodullëkun e atij që rrëfen vec rrena.
Mjafton sinqeriteti i një fëmije për të të thënë se je lakuriq e ik mbulohu se turpi i këtyre emrave të arrestuar ështe faji e përgjegjësia jote!
Parate e kokaines ku i investinte ky këshilltar?
Ne cilen kulle betoni, vend strategjik turizmi, sektor financumi projektesh boterore i lavatriconte?
Firmen e shembjes se teatrit me sa perqind beton e kerkoj?