“Nuk kemi çfarë të hamë, ngrihuni kundër qeverisë së qelbur të Edi Ramës”!

Qytetarët ashtu siç kishin paralajmëruar janë mbledhur pasditen e sotme përpara kryeministrisë duke protestuar kundër rritjes së çmimeve.

Një e moshuar në mesin e protestuesve tha se qeveria e Ramës po i vdes pensionistët, pasi nuk kanë çfarë të hanë se pensionet janë të ulëta. Sipas saj, i gjithë populli duhet të ngrihet të rrëzojë qeverinë e qelbur të Edi Ramës.

“Kjo qeveri po na vdes. E mendon Rama çfarë mund të bëjmë ne me 100 mijë lekë. S’kemi çfarë të hamë.

Të ngrejë pensionet se na vdiq, do të na vdesë ne pensionistëve.

Qeveri e qelbur, të ngrihet i gjithë populli të rrëzojë këtë qeveri të qelbur”, tha e moshuara.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply