Vinicius Junior, lojtari më i mirë i ri i sezonit në Champions

Nuk kanë të ndalur shpërblimet për lojtarët e Real Madridit pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Karim Benzema u zgjodh lojtari më i mirë i sezonit në Champions.

Kurse, partneri i tij i repartit, Vinicius Junior është zgjedhur lojtari më i mirë i ri i sezonit në Champions.

Këtë përzgjedhje e ka bërë paneli i vëzhguesve teknikë të UEFA-s pas përfundimit të sezonit 2021/22 të ligës elitare evropiane.

Sulmuesi brazilian e pati një sezon të jashtëzakonshëm me “Los Blancos”.

Ai madje ia siguroi Realit titullin e 14-të të kampionit evropian pasi e shënoi golin e fitores 1:0 ndaj Liverpoolit në Paris.

Karim Benzema është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit 2021/22 në Ligën e Kampionëve. Këtë vendim e ka marrë paneli i vëzhguesve teknikë të UEFA-s.

Benzema është bërë lojtari i parë francez që e fitoi Këpucën e Artë të Ligës së Kampionëve në epokën e re të kësaj gare.

Francezi e shfaqi një formë të jashtëzakonshme duke e ndihmuar Real Madridin ta fitojë titullin e 14-të të kampionit evropian.

Ky njëherësh ishte i pesti për ish-futbollistin e Lyonit, i cili e mbylli sezonin me 15 gola të shënuara këtë edicion në Champions.

Ai shënoi edhe në finalen e Parisit ndaj Liverpoolit, por goli iu anulua shkaku i pozitës jashtë loje.

Benzema po shkon me hapa të sigurt drejt fitimit të Topit të Artë, të parit në karrierë.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply