“Shteti” qesharak i Edvinit!

Nga Edi PALOKA

Mjaftoi nje ndeshje futbolli dhe disa mijera tifoze te ardhur ne Tirane per ta nxjerre zbuluar kete “shtetin” e njeriut qe ”ben shtet”…”KO” qe ne raundin e pare!

Paralizuan jo vetem Tiranen po gjysmen e vendit per nje ndeshje futbolli. E shpallen dite pushimi, ndaluan plotesisht hyrjen e qytetareve ne Tirane, vendosen shtetrrethim ( pavarsisht se qytetaret mund te kene nje mije probleme te tjera).Angazhuan gjithe policine dhe pothuaj gjithe strukturat e shtetit per nje event qe pervec aspektit historik e festiv ne sport, nuk duhej te kishte asnje komplikim te jashtezakonshem ne jeten e vendit. E pasi u hapen mire duke u mburrur pikerisht per ate qe nuk kishin asnje merite (sjelljen e finales ne Tirane) plasen si tullumbac e u squllen qe ne momentin e pare kur ju desh te kryenin pikerisht ate qe ishte e vetmja detyre e tyre; ruajtjen e rregullit dhe qetesise.

Do hidhen keta te gjithediturit e do thone qe “keto skena ndodhin kudo”. Elisa do bente dhe filmin e rradhes. Po nuk eshte keshtu ne fakt!

Nuk ndodh ne asnje vend qe te paralizohet jeta e te vendoset shteterrethim edhe kur jane finale te Champions League.

Ka perplasje dhe dhune huliganesh dhe ne raste te tjera po nuk i sheh askund pamjet sa qesharake aq dramatike te policise, sic pame ketu vetem ne 24 ore.

Ata police qe i kemi pare te helmojne me gaz edhe gra shtatezana, qe nxjerrin me dhune nga shtepite e tyre femije e pleq, i pame se si ju luteshin me duar e kembe tifozeve te dhunshem.

Pastaj pame dhe ekstremin tjeter, nje episod ku disa police civile ne kaos total nxjerrin pistoletat e ju a drejtojne tifozeve…

Kjo nje dite pasi dy bandite me uniforme vrane me armet qe ju ka dhene Rama.

E gjitha kjo sepse policia eshte mbushur me militante bandite qe i duhen Rames per te grabitur zgjedhjet e per dhunuar popullin e jo me profesioniste qe te luftojne krimin e te sigurojne qetesine e qytetareve te ketij vendi.

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply