Berisha: Basha më 25 prill u vendos në shërbim të qeverisë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha i cili më 22 maj garon për kryetar të Partisë Demokratike, prezantoi para demokratëve të Beratit platformën e tij për drejtimin e selisë blu.

Berisha tha se Lulzim Basha shuante protestat e qytetarëve pasi merrte mesazhe dhe i binte telefoni. Më tej Berisha deklaroi se Basha nuk guxonte të përmendte emrin e kundërshtarit të tij para demokratëve.

Lideri historik i PD tha se, Basha më 25 prill u vendos në shërbim të qeverisë me veprime anti-demokratike dhe anti-ligjore.

“Opozita nën drejtimin e Bashës me pasivitetin dhe pazaret e saj nuk ngjallte shpresë kur demokratët vinin nga Berati, Përmeti e shumë qytete të tjera për të protestuar. Ish-kryetarit i binte telefoni, merrte mesazhe dhe nuk guxonte të përmendte emrin e kundërshtarit para jush.

Kjo është e vërteta. Në gjithë këtë dëshpërim që na shoqëroi në kohëra për shkak të historisë së vështirë, PD nuk ishte në lartësinë e idealeve tuaja, por ju qëndruat.

Më 25 prill ishim 620 mijë shqiptarë dhe pas kësaj përsëri Basha do të angazhohej për llogari të qeverisë në veprime anti-ligjore dhe anti-demokratike në parti”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se, sot Shqipëria është rruga kryesore e heroinës për në Europë ndërsa shtoi se Rama flet sot për kanabisin me më shumë pasion se për çdo gjë tjetër.

“Porti i Durrësit është shndërruar në një nga portet kryesore të kokainës. Problemi është se Rama flet për kanabisin më me pasion se për grurin, flet më me pasion për kanabisin se për ullirin, fikun apo arrat.

Blegtorinë nuk e zë kurrë me gojë. Pra në 5 vitet e fundit shqiptarët ikën si proporcion më shumë se çdo vend tjetër. Opozita nën drejtimin e Bashës me pasivitetin dhe pazaret e saj nuk ngjallte shpresë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply