Kush “ia prishi rehatinë” kryeministrit që del e sulmon SPAK-un?

Mimoza HAJDARMATAJ

Shantazhi i kryeministrit të një vendi anëtar të NATO-s ndaj një organi të ngritur nga vetë ai, me njerëz të besuar të tij dhe enturazhit që ai komandon, tregon jo vetëm një lajthitje të rradhës të kreut të qeverisë, por edhe një “shqetësim” që po e mundon shumë kohët e fundit.

Rehatinë që e kishtë kapluar nga “bashkëjetesa” me Lulzim Bashën duket se ja ka prishur rikthimi i Sali Berishës dhe ringritja e PD-së.

Fakti i të pasurit përballë një kundërshtar politik serioz e jo një marionetë që e përdor siç do, ja ka prishur gjumin kryeministrit, që vendos publikisht të shantazhojë SPAK duke i servirur në pjatë emrat e atyre që duhet të hetojë e cilët jo.

Hall i madh e ka zënë…por një gjë është e sigurtë që, Ramës nuk i intereson fare intensifikimi i punës së SPAK, por hallin e ka te heqja e vëmëndjes nga inceneratorët dhe korrupsioni galopant i qeverisë së tij.

Dardha e ka bishtin mbrapa thotë populli.

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply