Të riun e vranë në Komisariat se nuk firmosi krime që nuk i kishte kryer, dëshmia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në komisariatin e Kavajës ku i riu Ilvi Meta 31 vjeç sipas policisë vrau veten në qelinë e paraburgimit duke u vetëvarur.

Babai i viktimës në një lidhje telefonike për Syri Tv tha se trupi i të birit ndodhet në spitalin e Durrësit ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore ndërsa ka bërë dhe akuza të forta ndaj autoriteteve duke i akuzuar për vrasjen e djalit brenda komisariatit.

“Nuk më kanë lënë të shkoj atje, përveç çunit të xhajës tim. Vetëm atë kanë lënë. Kisha informacion që u shoqëruar pasi ishte i dehur. Jam shumë i tronditur për të treguar të gjithë ngjarjen.”-tha babai i 31-vjeçarit.

Ndërsa një i afërm i viktimës (djali i xhaxhait) thotë se kushëriri i tij i cili tashmë ka ndërruar jetë, më herët është shoqëruar dhe detyruar të firmosë në komisariat për të pranuar autorësitë e ngjarjeve që nuk i ka kryer.

“Ilvi nuk e ka vrarë veten. Jemi të tronditur për ngjarjen. Tronditja e dytë pasi nuk na njoftuan. Se kush e ka bërë këtë vrasje, nuk e dimë.

Nuk e quajmë vetëvrasje, por vrasje brenda ambientit të komisariatit. Ilvi nuk ka vrarë veten. Ishte djalë i fortë, i qeshur, plot jetë. Ka pasur plane për jetën.

E kanë shoqëruar dhe më parë, por sipas të atit që është xhaxhai im, atij i është kërkuar që të firmosë të marrë përsipër ngjarje që nuk i ka kryer.

Dyshojmë se e njëjta gjë ka ndodhur dhe në këtë rast. Ai nuk e ka vrarë veten”, tha i afërmi i të riut.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply