Video/ Gjekmarkaj shkon në Paris për t’u argëtuar në parkun e lojërave Disneyland

Agron Gjekmarkaj preferoi të shkonte në Paris në Disneyland dhe jo në Kuvendin e PD. Ky është mjerimi i deputetëve të PD, preferojnë edhe të marrin rrogat e deputetëve, edhe t’i shmangen detyrimit dhe përgjegjësive.

Jo se kishte impenjime të rëndësishme politike, apo dobiprurëse për komunitetin, për sa kohë mban mandatin e deputetit, por për arsye të një natyre krejtësisht tjetër.

Gjekmarkaj ka zgjedhur të argëtohet në parkun më të famshëm të lojërave të botë, Disneyland, në Paris, Francë.

Siç mund ta shihni edhe në videon që sjell Syri.net, Gjekmarkaj duket teksa hyn në brendësi të parkut ku ka kaluar disa orë duke u argëtuar me lojëra të ndryshme.

Gjekmarkaj u zgjodh deputet në 25 prill të vitit të kaluar me votat e demokratëve, por tashmë demokratët nuk vlejnë për të, ai ka një agjendë tjetër dhe të udhëhequr nga interesa të ngushta. Gjë që po duket qartë çdo ditë e më tepër.

Në 30 prill, Partia Demokratike mblodhi Kuvendin Kombëtar ku u miratuan ndryshimet statutore, u caktua data për zgjedhjen e kryetarit, 22 maj, si dhe u zgjodhën 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply